Gazeta Italiane Gzzetta dello Sport, ka publikuar formacionin e vitit të Serie A për sezonin 2021/22.
Në këtë formacion janë gjithësej shtatë futbolliat nga skuadra e Milanit, e cila arrite të shpallej kampion i Italisë pas 11 viteve.
Portieti i vitit në Serie A, Mike Maignan, mbrojtësit Davide Calabria, Fikayo Tomori e Theo Hernandez, mesfushori Sandro Tonali, anësori portugez Rafael Leao dhe sulmuesi Olivier Giroud, janë futbollistët e Kuqëzinjëve që bëjnë pjesë në formacionin e vitit të Seria A.
Ndërsa katër futbollistët e tjerë që bëjnë pjesë në formacionin e vitit, të publikuar nga Gazzetta Dello Sport, janë mesfushori serb i Lazios, Sergei Milinkoviç Saviç, mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer, Marcelo Brozoviç i Interit dhe Domenico Berardi i Sassuolos.