Foshnja pesëmuajshe infektohet me Coronavirus në Kamenicë

Një foshnje pesëmuajshe është prekur nga Coronavirusi në Kamenicë, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se foshnja po qëndron në shtëpi, dhe se ka dalë pozitive në mesin e 11 personave të testuar të mërkurën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

‘’Në listën e personave të prekur me COVID-19, që kemi pranuar dje në klinikë, në mesin e 11 personave ka qenë edhe një foshnje pesë muajshe’’, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë, dhe se vetëm njëri nga ta është shtrirë në Klinikën infektive.

Deri më tani në Kosovë është raportuar për 125 persona të prekur dhe një të vdekur me Coronavirus.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje./REL/.

Nga 13 personat e identifikuar në ditën e sotme si pozitiv nga COVID-19, 11 personave vijnë nga i njejti lokalitet.

Bëhet fjalë për fshatin Topanicë të Komunës së Kamenicës. Dje në këtë fshat ishte identifikuar rasti i parë i një personi të infektuar nga coronavirus. Autoritetet qendrore dhe ato lokale menjëherë kishin marrë vendim për futjen nën karantinë të këtij fshati.

Dje u fut në karantinë, sot në atë fshat identifikohen 11 të prekur nga COVID-19