(FOTO) Detajet e jashtëzakonshme të Coronavirusit, pamje mikroskopike

Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.

3/11 – Koronavirusi i ri duke përfshirë sipërfaqen e një qelize njerëzore. Koronaviruset janë familje e patogjeneve vrasëse sikurse SARS dhe MERS, por edhe një varg llojesh tjera virusesh kryesisht të padëmshme.

4/11 – Pamje e koronavirusit. Koronaviruset kanë marrë këtë emër për shkak të pamjes që kanë si kurorë kur shihen me mikroskop. “Korona” është shprehje latine për kurorë.

5/11 – Animacioni kompjuterik i koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Pamja e kurorës krijohet nga copëzat që dalin prej sipërfaqes së virusit.

6/11 – Pamje me mikroskop elektronik e virusit SARS-CoV-2. Koronavirusi hyn në qelizat e njeriut përmes copëzave që ka në maje të sipërfaqes. Përmes tyre godet fillimisht organizimin, sidomos mushkëritë.

7/11 – Pasi depërton në qelizë, virusi liron materialin gjenetik, i cili menjëherë “mashtron” qelizën. Virusi më pas kopjon veten mijëra herë. Viruset e reja më pas dalin nga muri i qelizës fillestare dhe fillojnë të infektojnë qeliza tjera. Momenti i paraqitur në këtë fotografi, tregon qelizën e një pacienti amerikan të prekur me sëmundjen COVID-19.

8/11 – Secili agjent infektues është rreth 120 nanometra në diametër, që nënkupton se rreth 750 prej tyre mund të qëndrojnë në gjerësinë e flokut të njeriut.

9/11 – Detajet e qelizës njerëzore të infektuar rëndë me SARS-CoV-2. Sapo të largohet nga trupi i pacientit, virusi besohet se mbijeton disa ditë nëpër sipërfaqe.

10/11 – Copëzat e koronavirusit e ri duke u larguar nga qeliza njerëzore pasi janë kopjuar. Pavarësisht pretendimeve për jetëgjatësi, agjenti infektues mund të shkatërrohet me sapun dhe ujë të nxehtë, pasi largohet nga membrana yndyrore.

11/11 –  Koronavirusi i ri në qelizën e njeriut. Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë për pastrim të duarve dhe shmangie të prekjes së fytyrës. Këto dy veprime konsiderohen si më të rëndësishmet në uljen e rrezikut të infektimit me këtë virus./REL/

Tags: