FOTO – Falja e parë në Ajasofja, kryetari i Diyanet paraqitet para besimtarëve me një shpatë në dorë

Falja e namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes hasi në reagime të shumta nëpër shtetet Evropiane dhe në Botë.

Sot është falur namazi i parë i xhumasë në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes pas 86 viteve, periudhë kjo në të cilën xhamia shërbeu si muze.

Gjate predikimit të faljes së parë të namazit në Xhaminë e Ajasofja, kryetari i Diyanet, Ali Erbas, u paraqit para besimtareve me një shpate ne dore, te cilën e konsideron “simbol te pushtimit”.

 

Më 10 korrik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e vitit 1934 të qeverisë së atëhershme turke për ta kthyer objektin në muze, ndërsa më pas, përmes një vendimi presidencial, ajo i rikthye në xhami dhe iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare.

Krerët e vendeve evropiane kanë reaguar ndaj vendimit të Erdoganit duke thënë se ai po pretendon drejtpërdrejt provokimin e kujtesës historike, duke e cilësuar edhe si provokim për UNESCO-në.

 

 

Bota bojkoton Presidentin Erdogan – A morën pjesë përfaqësues nga Kosova në faljen e parë në Xhaminë e Ajasofjas