( FOTO) Hudhen kafshë të ngordhura në rrugën e transitit në Prizren

Gjatë ditës së sotme, një qytetar na ka dërguar këto fotografi që po shikoni në të cilat shihet një kafshë e hedhur nga qytetarë të pandërgjegjshëm, në një rrugë e cila është shndërruar në deponi ilegale në rrugën e transitit në Prizren në afërsi të një pike karburanti.

Qytetarët kërkojnë nga organet kompetente që të angazhohen në largimin e këtyre mbeturinave që kundërmojnë aroma të pakëndshme dhe pastrimin e hapësirave nga kjo deponi ilegale, të cilen si të tillë e kanë shndërruar qytetarë të pandërgjegjshëm duke hedhur mbeturina vend e pa vend, ndaj të cilëve kërkohet të merren masa adekuate.