(FOTO) Malet në Skenderaj përfshihen nga flakët

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se u është vënë flaka maleve në fshatrat Ticë dhe Rakinicë në afersi të Radishevës, nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

“ Qytetarë, kjo nuk mund të tolerohet!” ka shkruar ai.

I njëjti i është lutur qytetarëve që të mos veprojnë në këtë formë kundër natyrës.



Ky është reagimi i plotë i kryetari Bekim Jashari:

Qytetarë, kjo nuk mund të tolerohet!

Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.

Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.

Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve.

Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.

Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!