(FOTO) Para takimit Kurti i dërgon letër Thaçit: Me ju flas vetëm për një temë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër Presidenti të vendit Hashim Thaçit për temat që do të diskutohen gjatë takimit të sotëm me të.

Në këtë letër thuhet se sipas Kurtit, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, e vetmja rrugë përpara është shpërndarja e Kuvendit të Kosovës dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Takimi i dy liderëve pritet të mbahet në orën 10.

Më poshtë e gjeni të plotë letrën që Kurti i ka dërguar Thaçit: