FOTO: Persona të pandërgjegjshëm djegin goma, intervenojnë zjarrëfikësit e Dragashit

 

Mëngjesin e sotëm, në periferi të qytezës së Dragashit disa persona të pandërgjegjshëm kanë djegur goma përreth rrugës, me ç’rast është shkaktuar një tym i zi duke ndotur në radhë të parë ambientin.

Kalimtarë të rastit pasi kanë vërejtur këtë zjarr, kanë informuar brigadën e zjarrëfikësve në Dragash, të cilët menjëherë kanë dalur në vendngjarje dhe janë duke u angazhuar në shuarjen e zjarrit.