FOTO – Policia ndërpren garën e kërcimit tek Ura e Fshajtë

Me leje të Ministrisë së Punëve të Brendshme sot është lejuar të mbahet gara tradicionale e kërcimit tek Ura e Shenjtë në Gjakovë.

Por kjo garë sportive është ndërprerë nga Policia e Rajonale e Gjakovës. Arsyeja është se nuk janë respektuar masat e vendosura nga institucionet gjegjëse në luftën kundër coronavirusit.

Për të ndjekur këtë garë ishin tubuar rreth 500 persona çka nuk lejohet me masat e ndërmarrë nga qeveria, e për më tepër gjysma prej tyre nuk kanë mbajtur fare maska e as distancën.

Drejtori i Policisë për Regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se ky eveniment ishte lejuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por se policia është dashur ta ndërpresë pasi janë tubuar qytetarë të shumtë.

Ai ka thënë se rreth 500 persona janë shpërndarë nga Policia e Kosovës tek Ura e Shenjtë.

“Organizimi i kërcyesve ka qenë i aprovuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të disa aktiviteteve që lejohen në ambiente të hapura. Përkundër prezencës policore, numri i pjesëmarrësve ka qenë më i lartë sesa lejohet, nuk janë respektuar masat e nevojshme dhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe ne kemi urdhëruar që të shpërndahen. Kanë qenë rreth 500 persona”, ka thënë Lumni Graisha

Ai ka thënë se qytetarëve disa here ju është kërkuar të respektojnë masat e vendosura për mbrojtje nga Covid-19 por ata nuk kanë dëgjuar thirrjet e policisë, andaj edhe janë detyruar të intervenojnë.