(FOTO) Prizren: Policia e Kosovës do të ketë zyre në afërsi të Shatërvanit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se prona komunale në Sheshin e Lidhjes, e cila ishte dhënë më herët në shfrytëzim për Policinë e Kosovës, është mbështetur nga Komuna e Prizrenit me rregullimin e hapësirës me inventar (3 tavolina, 3 vitrina, 6 ulëse, 2 ulëse për palë).

Kjo pronë Komunale i ishte dhënë Policisë më herët në shfrytëzim ndërsa sot, Komuna e Prizrenit e ka mbështetu Policinë me rregullimin e hapësirës me inventar (3 tavolina, 3 vitrina, 6 ulëse, 2 ulëse për palë).

Prona komunale në fjalë do të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës si zyre për Qendrën Historike, por në këtë situatë emergjente do të përdoret per monitorimin e masave preventive kundër virusit COVID-19, veçanërisht në zonën e Qendrës Historike të qytetit.

Përveç kësaj, si donacion është dhënë edhe një sasi e konsiderueshme të maskave mbrojtëse që do të shfrytëzohen nga zyrtarët Policor.