Asamblisti i Vetëvendosjes në Prizren Ilir Gashi në një shkrim në Facebook ka njoftuar se disa banorë kanë marrë iniciativë dhe kanë rregulluar rugën e tyre, pasi që për 3 vite Komuna e Prizrenit nuk ndërmorri asnjë veprim.
Banorët e rrugës ” Liman Shala ” në lagjen Bajram Curri, në vitin 2017 kishin bërë kërkesë në Komunë për rregullimin e rrugës së tyre e cila është e paasfaltuar dhe me shumë gropa.
Sipas banorëve Komuna e Prizrenit deri më tani nuk kishte filluar punimet as për mbylljen e gropave.
Sot banorët me vet iniciativën e tyre kanë shtruar një shtresë duke mbuluar gropat e shumta në rrugë për të ehtësuar qarkullimin.
Në këtë rrugë banojnë rreth 30 familje.
Ky është njoftimi i plotë i Asamblisti të LVV-së Ilir Gashi:
Sipas banorëve të rrugës “Liman Shala” (lagjja Bajram Curri), në vitin 2017 kanë bërë kërkesë në Komunë për rregullimin e rrugës së tyre e cila është e paasfaltuar dhe me shumë gropa. Sipas banorëve, Komuna e Prizrenit deri më tani nuk ka filluar punimet as në asfaltim e as në mbylljen e gropave. Sot banorët e lagjes me vetë iniciativën e tyre kanë shtruar një shtresë me zall si dhe kanë mbyllur gropat e shumta në rrugë për të lehtësuar qarkullim me vetura dhe mjete të tjera. Në këtë rrugë banojnë rreth 30 familje.