Fshati Serbobran i Istogut, përmbytet nga reshjet e fundit

Fshati Serbobran është përmbytur në ujë për shkak të reshjeve të dites së djeshme.

Uji ka mbuluar të gjithë shtepinë e familjes Quni dhe pothuajse tërë fshatin.

“Gjendja është katastrofe, nuk kemi ku me flejt as sonte”, tha Valon Quni banor i fshatit.

Ndërkaq ata gjithashtu kanë njoftuar edhe komunen, por, nuk ka pasur reagim.

Valmir Rama banues afës kësaj zone tha se kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të shumta dhe terrenit të papershtatshëm.

“Cdo herë atë pjesë e ka marrë uji por kësaj radhe sasia ishet më e madhe, edhe pse është vendos kanalizimi prapë, perkundrazi uji e ka marrë pothuajse ter fshatin”, shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se banoret e asaj pjese janë shumë të shqetësuar, pasi deri me tani askush nuk i ka dalur ne ndihme.

Ajo pjesë banohet kryesisht nga komunitetet pakicë dhe gjendja e tyre socio ekonomike oshte shumë e rëndë. / Altiana Zogaj