FSK angazhon të rinjët

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar programin e posaçëm për të rinjë “Kampi Rinor 2019”.

“Kampi Rinor 2019” u mbajt në kuadër të Komandës së Batalionit të Dytë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë, ku u mbajt edhe ceremonia e certifikimit të nxënësve të shkollave të mesme të Kosovës, të cilët për një javë rresht ishin pjesë e këtij Kampi.

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Organizimi i “Kampit Rinor 2019” ka pas për qëllim njohjen dhe familjarizimin e nxënësve të shkollave të mesme me jetën ushtarake dhe familjarizimin me uniformën, në mënyrë që në të ardhmen të mos hezitojnë të bëhen pjesë e FSK-së.

Image may contain: 3 people, indoor

Gjatë javës së qëndrimit në Kamp, nxënësit kanë ndjekur ligjërata dhe trajnime të ndryshme si: Zgjimi dhe rregullimi i shtretërve, gjimnastika e mëngjesit dhe higjiena personale, UÇK, TMK-transformimi, orientimi në natyrë, mësimi i komandave, misioni detyrat dhe struktura e FSK-së, vetëdijesimi nga minat, kërkim-shpëtim etj.