FSK kalon kufirin me Hungarinë, po merr pjesë në ushtrimin fushor me shtetet e NATO-s

Forca e Sigurisë së Kosovës ka kaluar kufirin me Hungarinë për të marrë pjesë në ushtrimin fushor “Immediate Response -19” (Përgjigjja e Menjëhershme-19).

Ky ushtrim fushor, pjesë e të cilit është FSK-ja, është duke u organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë (USAREUR) dhe është ushtrim i përbashkët fushor me shtetet e NATO-s dhe shtetet partnere.

FSK-ja po merr pjesë me 45 pjesëtarë të Batalionit të Tretë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Skuadrës së Deminimit (EOD), ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Ushtrimi ka filluar më 20 maj që do të zgjasë deri më 8 qershor 2019 dhe po mbahet në Kroaci, Slloveni dhe Hungari.