FSK në stërvitje

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës realizoi ushtrimin fushor „Kampi i Avancuar 2019”.

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë të Kosovës përfunduan dje ushtrimin fushor „Kampi i Avancuar 2019”. Ushtrimi është realizuar nga data 06 deri më 18 qershor 2019, në fshatin Kovaçicë të Komunës së Mitrovicës, ndërsa ushtrimi në përgjithësi përfshiu rajonin e Prishtinës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Podujevës.

Image may contain: plant, tree, grass, shoes, outdoor and nature

Komandanti i FSK-së,gjenerallejtënant Rrahman Rama pasi që i pa nga afër të gjitha këto demonstrime dhe prezantime, shprehet mjaft i kënaqur me përgatitjen e përgjithshme të kadetëve dhe me sukseset e QSU-së në përgjithësi.

“Jam i vetëdijshëm që ky ushtrim ka qenë një sfidë për të gjithë e në veçanti për kadetët e vitit të parë, por nga gjithë kjo që pash, jam mjaft i kënaqur dhe krenar më të arriturat e QSU-së. Ju përgëzoj të gjithëve për një përmbyllje kaq të suksesshme të vitit. Më gëzon shumë fakti që në këtë akademi kemi edhe kolegë nga Shqipëria. Në të ardhmen synojmë që këtë akademi ta bëjmë Akademi Ndërkombëtare. Pra vazhdoni të punoni me angazhim, përkushtim dhe përgjegjësi sa më të lartë, pasi që e ardhmja e FSK-së jen ju”, tha ndër të tjera gjeneral Rama.