Fushatë në veri – vetëm Lista Serbe

Për pesë ditë të fushatës zgjedhore në veri të Kosovës nga subjektet politike serbe vetëm Lista Serbe ka zhvilluar fushatë, ndërsa nga subjektet politike shqiptare vetëm PDK-ja.

Lista Serbe ka mbajtur konventën parazgjedhore në Leposaviq, në Zveçan e në Zubin Potok, derisa u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës t’i votojnë vetëm kandidatët e Listës Serbe.

Partia e Serbëve të Kosovës përveçqë ka vendosur pankarta dhe pllakate në Leposaviq, të cilët janë dëmtuar, fushatë zgjedhore në veri nuk ka bërë.

PDK-ja ka bërë fushatë në “Kodrën e Minatorëve”, ndërsa Rada Trajkoviq, nga koalicioni “Liria”, ka guxuar ta nisë fushatën nga vendi i vrasjes së Ivanoviqit, shkruan sot gazeta Zëri.