Fushatë para fushate

Është partia e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit garon në koalicion me PSD-në, që përveç rrugëve dytësore të kryeqytetit me posterë ka mbushur edhe sheshin kryesor të Prishtinës. PZAP-i ka deklaruar se partitë politike nuk do të duhej të bënin fushatë para se ajo të fillojë zyrtarisht, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit pritet që zyrtarisht të fillojë më 25 shtator, partitë politike ka kohë që kanë filluar të bëjnë fushatë. Parafushatës së tyre i kanë paraprirë debatet, vizitat e tubimet me qytetarë. Mirëpo së fundmi janë parë edhe afishe e posterë të vendosur në pikat kryesore të kryeqytetit nga partitë politike.

Koalicioni AAK dhe PSD, përveç rrugëve dytësore të kryeqytetit me posterë ka mbushur edhe sheshin kryesor të Prishtinës. Megjithatë nga partia e kryeministrit në largim për gazetën “Zëri” kanë mohuar një gjë të tillë. /Zëri/