Fushë Kosova piloton kompostimin shtëpiak në 200 amvisëri

Komuna e Fushë-Kosovës ka si synim që të përmirësojë procesin e menaxhimit të mbetjeve komunale në mënyrë efektive dhe efiçiente.

Përmes projektit ‘Shërbime të Qëndrueshme Komunale’ (SHQK), bashkëpunimi gjerman për zhvillim (GIZ), mbështet komunat në përpjekjet e tyre për ndarjen e mbetjeve në burim dhe nisja e praktikimit të kompostimit përmes formave të ndryshme, me qëllim reduktimin e sasisë totale të mbetjeve që depozitohen në deponi.

Projekti ‘Shërbime të Qëndrueshme Komunale për kompostimin shtëpiak’, ka inkurajuar komunat që të konkurrojnë në garë për të përfituar 200 komposterë.

Komunat që i kanë plotësuar kushtet e garës dhe që do të marrin mbështetjen e GIZ-it, në këtë projekt, janë: Komuna e Fushë-Kosovës, Pejës, Rahovecit, Drenasit, Podujevës dhe e Gjakovës.