Fushë Kosovë: Tri gra rrihen ndërmjet vete, arrestohen nga Policia

Tri gra janë përleshur në mes vete mbrëmë në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarat pas përleshjes fizike në mes vete kanë marrë tretman mjekësor.

Kjo përleshje kishte ardhur pas një mosmarrëveshje familjare. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.