Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, nderohet me statujë në Suedi

Futbollistja e shquar e kombëtares suedeze, Kosovare Asllani, e cila është me prejardhja nga Kosova, për kontributin e saj në futbollin suedez, ajo është nderuar me një statujë nga autoritetet e këtij shteti skandinav. Lajmin për këtë nderim të futbollistes, Asllani, e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Ndryshe, Kosovare Asllani, përveç kombëtares suedeze, ajo ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave më me nam në futbollin femëror evropian, duke qenë edhe ndër lojtaret më të dalluara në kontinentin e vjetër.