Galatasaray e rrit pazarin për yllin e Kosovës

Kampioni i kapionatit turk të futbollit, Galatasaray ka paraqitur ofertën e saj ekipit të sulmuesit kosovar Vedat Muriqi.

Mediat turke raportojnë se Galatasaray, për të siguruar shërbimet e prizrenasit Muriqi, ekopit të tij Çazkur Rizespor i ka ofruar 3 milionë euro dhe 15% të kartonit të sulmuesit në rast të shitjes së tij tek ndonjë klub tjetër.

Javën e kaluar klubi tjetër turk Fenerbahçe kishte ofruar 3.5 milionë euro për të transferuar sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Në garë për të është edhe klubi francez Toulouse.