“Game of Thrones” me rekord të shikueshmërisë

Seriali më i shikuar në histori të kinematografisë ka shënuar rekord të ri të shikueshmërisë. Në orët e para të ditës së sotme seria finale e “Game of Thrones” raportohet të jetë shikuar nga 19.3 milionë shikues në kohën e transmetimit të saj. Rekordin e mëhershëm të shikueshmërisë e mbante “The Bells” me 18.4 milionë shikues.

I përshtatur në serinë e novelave të shkrimtarit George R.R. Martin “A Song of Ice and Fire”, “Game of Thrones” kështu e përmbyll një cikël jashtëzakonisht të suksesshëm të filluar që nga transmetimi i serialit të parë më 17 prill 2011.