Gani Koci: Jusuf Buxhovi ka qenë pjesë e UDB-së

Mbrëmë në një emision në TV Dukagjini, historiani i njohur Jusuf Buxhovi ka komentuar fytyrat politike në Kosovë duke i krahasuar ato me të kaluarat. Ai Hashim Thaçin e ka krahasuar me Esat Pash Toptanin, ndërsa për Albin Kurtin ka thënë se ngjanë me Hasan Prishtinën.

Buxhovit i ka reaguara ashpër anëtari i PDK-së, Gani Koci. Ai ka thënë se Buxhovi ka qenë pjesë e UDB-së, e për të cilin fajet i ka Hashim Thaçi që i’u është krijuar hapësisë sojit të tij.

“Ky gërrnaqi, sërish e paska zgjatë gjuhën! Do duhej të turpërohej prej hijës së vet dhe të kaluarës së tij këmbë e krye në shërbim të UDB-së. Nuk ka faj ky dhe as të tjerët si ky. Fajët janë edhe të Hashim Thaçit, që iu krijoj hapsirë sojit dhe sorollopit! Herët është dashur t’u tregohën rrugët këtyre! Ashtu siç e larguam pushtuesin, bashkë me ta ështe dashur të lirohemi edhe nga mbetjet e tyre, me anë të ligjit të lustracionit dhe difetencimit të argatëve të pushtuesit!”, ka shkruar Koci.