Gashi: Nuk marrim pjesë në seancë për zgjedhjen e Presidentit pa u tërheq Ligji për Zgjedhjet

Arben Gashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia e tij nuk merr pjesë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit Presidente, nëse qeveria e Albin Kurtit nuk e tërheq Ligjin për Zgjedhjet.

Kështu ka thënë Gashi pas përfundimit të seancës ku dështoi të kalojë Ligji për Zgjedhjet, i cili mori vetëm 65 vota, ndërsa duhej të kishte 69 vota nga 2/3 e deputetëve që ishin në sallë.

Tags: , ,