Gashi paralajmëron padi për Lëvizjen FOL, thotë se ia shtuan pasurinë e tij

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi, ka reaguar ndaj Lëvizjes FOL, pasi kjo e fundit ka lansuar sot Platformën e përditësuar për Krahasimin e Pasurisë për zyrtarë publikë për vitet 2010-2019.

Sipas Gashit, në raport ka shumë të pavërteta rreth pasurisë së tij.

Në platformën e krahasimit të pasurisë për zyrtarë publik për vitet 2010-2019 kjo organizatë qëllimisht ose jo, ka shtuar më shumë se një milionë euro në pasurinë, thotë Gashi.

Për këtë gjë zëvendëskryeministri Gashi, ka thënë se do të padis organizatën në fjalë.

Ndërkaq, kjo organizatë kishte rritur edhe pasurinë e Hajredin Kuçit, i cili, figuronte në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur.

E, përmes një njoftimi, Lëvizja FOL ka thënë se për shkak të një gabimi algoritmik dhe teknik në Platformën e Krahasimit të pasurisë, ka ndodhur që Hajredin Kuçi, ish zëvendëskryeministër të figuron edhe në mesin e 10 zyrtarëve më të pasur.

Gjeni më poshtë të plotë reagimin e ministrit Gashi.

Lëvizja FOL në publikim që ka lansuar sot, paska rritur pasurinë time në më shumë se një milion euro, gjë e cila nuk është aspak e vërtet.

Përkundrazi më lejoni të ju njoftoj se pasuria ime vetëm se është zvogëluar në tre vitet e fundit.

FOL qëllimshëm ose jo, paska rritur vlerën e letrave me vlerë që unë posedoj.

Por siq mund ta shihni edhe ju, në deklarimin tim të pasurisë të bërë në vitin 2015, vlera e letrave është krejt tjetër.

Unë kam deklaruar dy lloj letra me vlerë në Agjencinë Anti Korrupsion në vitin 2015 me këto vlera: Njëra 15.00 dhe tjetra 145.00.

Ndërsa Lëvizja FOL në publikim e saj këtyre letrave u ka rritur vlerën për më shumë se 1 ml.

Vlerat te ky publikim figurojnë 1.576.007.00

Personalisht do marr të gjitha masat e nevojshme, përfshirë edhe padi, për pavertëtsinë e këtij dokumenti.

/Gazeta Express, link: https://www.gazetaexpress.com/gashi-paralajmeron-padi-per-levizjen-fol-thote-se-ia-shtuan-pasurine-e-tij//