Gashi: Qysh mundet Kurti me e arsyetu shëtitjen nëpër komuna, në javët më kritike të përhapjes së virusit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për vizitat që po i bën nëpër komunat e Kosovës, për të parë nga afër situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Gashi përmes një postimi në Facebook tha se nëse Qeveria mban mbledhjet në distancë dhe bën thirrje për qëndrim në shtëpi, atëherë si mund të arsyetohen shëtitjet nëpër komuna në javët më kritike të përhapjes së koronavirusit.

“Nëse Qeveria mban mbledhjet (me 18 anëtar të Qeverisë) në distancë, si masë mbrojtëse kundrejt Covid-19, bën thirrje në vazhdimësi për respektim të masave të ndermarra nga institucionet relevante për të qëndruar në shtëpi, qysh mundet me arsyetu shetitjen nëpër komuna të Kosovës – ku bashkë me delegacion pritës bëhen rreth 50 zyrtar, pikërisht në javët më kritike të përhapjes potenciale të virusit?”, tha Gashi.