Gastronomia e Pejës ndjehet e atakuar me denimet e inspektoratit

Në Pejë janë shpeshtuar rastet e shqiptimit të gjobave për bizneset e gastronomisë, me pretendimin e moszbatimin të masave kundër pandemisë, të caktuara nga qeverija e Kosovës.

Ndër masat e caktuara në fjalë, janë edhe mos ulja e më shumë se pesë personave në një tavolinë si dhe mbajtja e distancës mes të tavolinave.
Ndër rastet që kohëve të fundit kanë marrë gjoba janë edhe dy restorantet e njohura në qytetin e Pejës, “Doncafe House” në qendër të qytetit si dhe restorant “Maestros” në dalje të qytetit.

Këto dy biznese janë vetëm dy ndër subjektet e shumta, të cilat ndonëse nuk kanë pranuar asnjë përkrahje institucionale, por që po ndjehen të diskriminuara në raport me gjobat që po pranojnë.

Nga ana tjetër, ne kemi bërë përpjekje të kontaktojë me Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës, mirëpo tash e disa herë është e pamundshme casja me këtë institucion.

“Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e Avukit, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!”-nga ana tjetër pati reaguar lidhur me këtë situatë Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.