Gati karantina për të prekurit nga COVID-19 në Prizren (FOTO)

Komuna e Prizrenit ka përfunduar punët për përgatitjen e karantinës në Prizren

Hapësira të cilën kjo komunë e ka përzgjedhur që të shërbejë në rast nevoje si karantinë për vendosjen e të prekurve nga coronavirus, është ish pushimorja e fëmijëve në fshatin Nashec të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Administratës i kësaj komune, Osman Hajdari.

Hajdari ka njoftuar se operarët e kontraktuar nga komuna si dhe kompania rajonale Ekoregjioni kanë ndihmuar në shëndërrimin e ish pushimores në hapësirë karantine për të prekurit nga COVID-19.

Image may contain: night and outdoor

Image may contain: house, sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: night, sky and outdoor