Gattuso e nis me humbje aventurën te Napoli

Gennaro Gattuso e ka nisur me humbje aventurën e tij si trajner i Napolit.

Në shtëpi Napoli pësoi me rezultat prej 2 me 1 ndaj Parmës, në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të kampionatit italian, Serie A. Parma e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes përmes Kulusevskit.

Kurse shifrat Napoli i barazoi përmes Milikut në minutën e 64.

E golin e fitores për Parmën e shënoi Gervinho në minutën e 90+3. Naopli arriti të përgjigjej tek në minutën e 64′, me anë të Arek Milik, i cili shfrytëzoi mirë asistimin e dhënë nga Mertens, për të barazuar shifrat. Por, rezultati final u vendos në minutën e fundit të takimit, nga Gervinho, i cili shënoi për 1:2.

Me këtë humbje, Napoli numëron 21 pikë, në pozitën e tetë në tabelë, kurse Parma mban pozitën e shtatë, me 24 pikë të grumbulluara.