Gazeta gjermane jep detaje për vrasjet tragjike nga Shqiptari në Gjermani

Gazeta më e madhe gjermane Bild, ka sjellë detaje për tragjedinë që ndodhi në një familje me origjinë kosovare në Isselburg të Gjermanisë, ku një burrë 51 vjeç vrau gruan e tij 46 vjeçe dhe vajzën 17 vjeçe e më pas edhe vetën.

Bild shkruan se babai duket se me vetëdije kurseu vajzën e tij të vogël 14 vjeçe, e cila gjithashtu ishte në shtëpi në momentin tragjik, por shpëtoi pa u qëlluar.

Tutje, Bild duke iu referuar deklaratave të fiqinjëve dhe autoriteteve policore, thotë se kosovari pasi kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij, vari vetën me litarë në verandën e shtëpisë.

“Sipas gjetjeve fillestare, burri 51 vjeçar donte të vriste gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre” tha Kryeprokurori Publik Martin Botzenhardt.

Asami S. thirri një të njohur që jetonte larg dhe i rrëfeu asaj se ai kishte bërë diçka me familjen e tij. Dëshmitari menjëherë lajmëroi policinë, por oficerët u vonuan.

14-vjeçari i gjet nga shërbimet e urgjencës pas një dere që ishte e mbyllur nga jashtë. Sipas informacionit të BILD, hetuesit supozojnë se e reja ishte kursyer nga babai i saj. Ai gjithashtu e kërcënoi atë me vdekje, por nuk e zbatoi planin e tij. Vajza tani është nën kujdesin e psikologëve.

Ndërsa, vajza e madhe e çiftit 21 vjeçe tashmë jeton në një qytet tjetër, shkruanteri.

Policia i ka thënë gazetës Bild, se tani është e qartë se Elfete S. donte të ndahej me burrin e saj. Thuhet se, çifti jetonte ndamas, kështu që burri për herë të fundit jetoi në një dhomë në bodrum. Ka dy kuti postare në hyrje të shtëpisë me tulla të kuqe.

Një mik i familjes i ka thënë gazetës Bild “Unë pashë vajzën e mesme së fundmi. Më duket si një ëndërr e pabesueshme. Si mundet që një burrë të bëjë një gjë kaq të tmerrshme për familjen e tij?”
Edhe Elfete S. ishte parë së fundmi, teksa kishte dalë për shëtitje me motrën e saj – nëna e tre fëmijëve dukej shumë serioze dhe e dëshpëruar, raportojnë fqinjët.

 

Tags: ,