Gazetarët përjashtohen nga seanca plenare e Kuvendit

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës ka përjashtuar gazetarët nga seanca plenare që do të fillojë pas pak.

Përmes një njoftimi në Facebook, përcjell LAJME365, Bytyçi e ka quajtur REGJIM AUTORITAR, qeverisjen  e Albin Kurtit.

Positimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës sapo i përjashtoj gazetarët nga salla e seancës plenare. Ata nuk do të mund të marrin pjesë fizikisht gjatë vazhdimit të seancës ku REGJIMI AUTORITAR i Albin Kurtit po mundohet ta zhyt Kosovën në njerën nga krizat më të thella politike që nga pas lufta.

Momente dramatike për Kosovën./lajme365.com