Gazetari Llozani: Asgjë mos leni për brezat e ardhshëm, shkatërroni gjithçka, ujin, ajrin, tokën!

Liridon Llozani gazetari i RTV Dukagjini ka reaguar pas prerjes se pishave në Karaçevë, fshat i Komunës së Kamenicës në kufi me Serbinë.

”Dhjetëra ari sipërfaqe të mbjellura me pisha, që është dashur dekada të rriten, janë prerë gjatë ditës së djeshme!” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Asgjë mos leni për brezat e ardhshëm, shkatërroni gjithçka, ujin, ajrin, tokën!
Këto janë disa foto dhe video që më kanë dërguar qytetarë nga Karaçeva, fshat i Komunës së Kamenicës në kufi me Serbinë!
Dhjetëra ari sipërfaqe të mbjellura me pisha, që është dashur dekada të rriten, janë prerë gjatë ditës së djeshme!
Unë nuk e di se a është kjo sipërfaqe pronë private apo është nën menaxhimin e Komunës së Kamenicës, a është bërë prerja me leje apo në kundërshtim me ligjin!
Por shumë besoj që nëse vazhdojmë ta trajtojmë natyrën kështu, për pak vite ky vend do të bëhet i pajetueshëm!
Shpresoj të ketë reagim nga kryetari

Qëndron Kastrati

,

Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare

apo edhe nga drejtoritë përkatëse!

Për keqardhje!
Imazhi mund të përmbajë: pemë, bimë, jashtë dhe natyrë
Imazhi mund të përmbajë: pemë, jashtë dhe natyrë
Imazhi mund të përmbajë: pemë, qiell, bimë, jashtë dhe natyrë