Gazetarja profesioniste e RTV Ora nuk trembet nga tërmeti (LIVE)

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në godinën e RTV Ora. 

Lëkundjet janë ndjerë dhe në studion e lajmeve teksa gazetarja Besmira Pelushaj po jepte edicionin e lajmeve të orës 16:00 duke krijuar dhe momente frikë. Për disa minuta gazetarët dhe të gjithë punonjësit e RTV Ora dolën jashtë. 

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.


https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=hC4JSEa_um8