Gëzim Kelmendi ankohet se i kanë vjedhur vota në Skenderaj

Kryetari i partisë Fjala Gëzim Kelmendi, nuk është i kënaqur as kësaj radhe me votat që mori duke thënë se sërish iu vodhën ato.

Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar dëshmi se si ju vodhën votat.

Ai ka thënë se kësaj radhe votat iu vodhën në një qendër votimi në Skenderaj.

“Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ.

Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve.

Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA.

Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skenderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar 0 vota.”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë i tij:

Ja dëshmitë se si u vodhën votat e FJALËS! Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ.Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve.Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA.Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skënderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar 0 vota. Këto dëshmi i kemi siguruar vetëm nga një vendvotim.Kosova i ka 2382 vendvotime. Vetëm imagjinoni se sa kanë mundur të na dëmtojnë në 2382 vendvotime, e gjithë kjo ngase padrejtësisht KQZ-ja nuk na ka lejuar të kemi komisioner për mbrojtjen e votës tonë. Ne FJALA kemi hartuar ankesën dhe në këto çaste jemi duke e dërguar në PZAP për ta dëshmuar vjedhjen ( mosregjistrimin) e votave tona. Gëzim Kelmendi