Gashi- Kurtit: Për tri javë të kanë vdekë 604 qytetarë, a ki diçka me thënë për këtë punë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka kërkuar kryeministrit Kurti që te merret me prioritetin, që sipas tij është pandemia dhe jo me reciprocitetin e targave. Ai ka thënë se brenda 3 javësh kanë vdekur 604 qytetarë si pasojë e COVID-19.

Gashi ka thënë se zbatimi i reciprocitetit i takon pikave kufitare dhe jo Kurtit.

“Ai shoë që e bëri kryeministri Kurti duke tregu targa është një shoë që është pa edhe më herët që është bë edhe nga kryeministri Thaçi. Le të kthehemi te prioritetet e këtij vendi, prioritet është pandemia dhe për tri javë të kanë vdekë 604 qytetarë, a ki diçka me thanë për këtë punë. Ktheju kësaj pune, ajo është detyrë normale që e bëjnë pikat kufitare, kerkush nuk mundet me hy në Kosovë pa I respektu rregullat e këtij vendi. Por t’i ktheju pandemisë, 604 vetë kanë vdekë, këtu kthehu po te presim. Sa i përket targave le t’i zbatojnë pikat kufitare dhe jemi në rregull”, tha Gashi në Kuvend, transmeton Gazeta Express.