Giampaolo te Milan?!

(nga TopSporti.com) – Trajneri i deritashëm i Sampdorias, Marco Giampaolo, thuhet të ketë arritur marrëveshje me Milanin.

CalcioMercato ka bërë të ditur se G’Paolo ka bërë marrëveshje me drejtuesit e Milanit për rrogë vjetore prej 2 milionë euro neto, plus tatimet, ndërsa kontrata e tij është 2 + 1 vjeçare me rossonerët.

Për më tepër, CalcioMercato ka bërë të ditur se Milan do të paguajë edhe klauzolën e lirimit të trajnerit nga ekipi xhenovez, derisa do ta zyrtarizojë në fillim të javës që vjen.