Gjakovë: Fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës “ Fitim Domi”

Kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës “Fitim Domi” në paralagjen e qytetit “ Dardani”. Kjo rrugë në gjatësi mbi 800m, në momentin e finalizimit përpos që do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për banorët, ajo do të ketë rëndësi dhe do të shërbejë edhe si rrugë alternative kur të fillojnë punimet për hyrje-daljet Gjakovë-Deçan-Pejë, ka theksuar ndër të tjera kryetari i Komunës, Ardian Gjini, i cili ishte i pranishëm në solemnitetin e fillimit të këtyre punimeve.