Gjashtë persona lëndohen si pasojë e një vet aksidenti

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi pasditën e sotme rreth orës 16:40, në fshatin Muzhovinë të Istogut.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në veturë kanë qenë gjashtë të rinj, të cilët kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës.

“Një vetaksident ka ndodhë në fshatin Muzhovinë të Istogut, rreth orës 16:40. Në veturë kanë qenë gjashtë persona, të gjithë të moshës së re dhe të gjithë kanë pësu lëndime. Dy prej tyre në gjendje më të rëndë janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Regjional të Pejës”, tha ai./Gazeta Sinjali/