Gjashtë të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, janë nga këto komuna

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë vdekur 6 pecientë të infektruar me COVID-19, duke shkuar në 1.702 numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë.

”Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç). ”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.444 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 565 raste pozitive.

”Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Vushtrri 20 raste, Kamenicë 18 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 12 raste, Viti 10 raste, Prizren 9 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit dhe Shtërpcë.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

“Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 304 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.885.”,  thuhet në njoftim./lajme365.com