Gjatë 24 orëve të fundit, 99 aksidente e 1118 gjoba

Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 60 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 99 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 25 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 74 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1118 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion. Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve u arrestuan 15 persona, ku 6 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 2 persona në vuajtje të dënimit.