Gjatë një muaji ndodhën tri ngjarje të rënda brenda familjeve kosovare që tronditën vendin

Brenda një muaji në Kosovë ndodhën tri ngjarje të rënda në tri familje kosovare.

Vrasja e fundit që tronditi Kosovën është ajo e sotmja, ku Skender Krasniqi, dyshohet se vrau djalin e tij, Albert Krasniqi në garazhin e ndërtesës ku banonin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

Vendi ku Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast”, thonë Policia.

Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Rasti tjetër që ishte i rëndë dhe shkaktoi më shumë viktima, ishte ai në Pozheran të Vitisë, ku një burrë vrau dy djemtë e tij, gruan pastaj edhe veten.

Momenti kur trupat e pajetë u nxorën nga shtëpia në Pozheran të Vitisë

Ngjarja kishte ndodhur më 30 dhjetor, në shtëpinë e tyre në Pozheran të Vitisë.

Burime të sigurta të Gazetës Express brenda Prokurorisë në Gjilan bëjnë të ditur se së pari burri vrau gruan e tij, ku me një plumb e rrëzoi në tokë. Të njëjtat burime thonë se pas rrëzimit në tokë, e goditi edhe 7 herë të tjera, ku predhat e armës mbetën në dyshemenë e dhomës, aty edhe ku ndodhi e gjithë kjo ngjarje tronditëse.

Ndërsa, fëmijët u vranë me nga një plumb tek dera e dhomës ku u vra nëna e tyre.

Ngjarja tjetër që u shënua kohët e fundit në Kosovë e që shokoi gjithë vendin ishte ajo e një 30 vjeçari që kishte therur për vdekje babanë e tij, 50-vjeçar.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku babai u vra me thikë nga djali i tij në Prizren

Ngjarja kishte ndodhur më 25 dhjetor në Prizren.

Rastin për Gazetën Express e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit.

Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes”, kishte thënë Osmanollaj.

Kujtojmë se viti i kaluar ishte i mbushur me ngjarje të rënda që tronditën vendin. /Express/