Gjatë orës policore plaçkitet një filial i ‘Western Union’-it në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një nga filialet e “Western Unionit”.

Një gjë të tillë për Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rreth ores 18:35 është marr një informatë se në Rr. “Eqrem Qabej” në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje, ku dyshohet se grabitësit nën kercenimin e armes kanë arritur të marrin nga arka monedha të imta”, thuhet në komunikatë.

“Sipas informatave, njeri nga të dyshuarit në dorë ka pasur një armë të shkurter dhe tjetri një thikë, kishin te veshura trenerka ngjyre të mbyllur dhe maska anti-covid dhe kanë ikur drejtim të Bregut Diellit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lenduar. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit relevante dhe po merren me rastin”, thuhet tutje në komunikatë. /Gazeta Express/