Gjatë orëve të fundit 46 aksidente në trafikun rrugor

Sipas statistikave të përgjithshme nga 24 orëshi i fundit, Policia e Kosovës ka treguar se në vendin tonë kanë ndodhur 46 aksidente në trafikun rrugor.

20 nga këto aksidente përfunduan me të lënduar, derisa 26 me dëme materiale.

Derisa, për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia ka shqiptuar 1187 tiketa të trafikut.

Për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar 15 persona, 7 nga ta janë në mbajtje.