Gjendet i vdekur një 50 vjeçar në Rogaçicë të Kamenicës

Një person nga fshati Rogaçicë i komunës së Kamenicës  i moshës rreth 50-vjeçare gjatë ditës së sotme i ka marrë jetën vetës.

Ai u gjet i vdekur nga ana e familjarëve të tij në orët e para të pasdites së sotme. Rastin për Express, e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga policia e Kosovës.

 “Mund të ju konfirmojmë se një person është gjetur pa shenja jetë gjatë ditës së sotme në fshatin Rogaçicë të Kamenicës. Rasti po hetohet nga ana e zyrtarëve policorë”, kanë thënë nga policia  e Gjilanit.

Ndërkohë, i ndjeri siç mëson Express ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.