Gjendet i vdekur një 70 vjeçar në Mitrovicë

Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për një 70 vjeçar, i nacionalitetit shqiptar.

Lajmin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë për Veriun Mitrovicës.

“Është gjetur pa shenja jete një 70 vjeçar shqiptar. Ai është gjetur në afërsi të shetitores së lumit Ibër. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë, prokurori kujdestar dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore që janë duke u marrë me rastin. Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë “- tha Hoti. / Klan Kosova