Gjendet i vdekur punonjësi i sigurisë në një firmë private

Një 58- vjeçar është gjetur pa jetë në vendin e punës në Tiranë.

Sipas policisë personi me iniciale I.D, punonte si roje sigurie në një firmë private, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.

“Më datë 19.06.2020, rreth orës 20:41, në autostradën Tiranë – Durrës , në trotuar pranë një subjekti private ku ka qenë me shërbim është gjetur i shtrire pa shenja jetë shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.