Gjendet një burrë pa shenja jete në Prishtinë

Të mërkurën rreth orës 04:29 të mëngjesit, është raportuar për një rast vdekje e dyshimtë në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.