Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë, policia jep detaje

Një mjet shpërthyes është gjetur në Pejë.

Një mjet shpërthyes është gjetur në Pejë, përkatësisht në lagjen Kristal afër fabrikës së bukës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 18:10 policia ka pranuar informatën se në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, është gjetur një mjet shpërthyes. Me të marrë informacionin, policia ka marrë masat adekuate për sigurimin dhe bllokimin e një pjese të rrugës. Është bllokuar një pjesë e rrugës dhe jemi duke pritur njësinë për deminim”, ka treguar Rugova.

Ai po ashtu ka thënë se për momentin këto janë të dhënat fillestare.