Gjendet një trup i pajetë në Veri të Mitrovicës

Sonte, një trup i pajetë është gjetur afër Shkollës Teknike, në zonën e së cilës është rruga Luja Braja, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Njeriu në fjalë është një burrë i paidentifikuar, i cili u konfirmua nga policina në Veri, për portalin Kossev.

“Njësia për Ndërhyrje e Policisë së Kosovës gjeti një burrë të palëvizshëm të shtrirë sonte rreth orës 20:02.

Ambulanca arriti rreth orës 20:10 dhe, për fat të keq, ajo konfirmoi vetëm vdekjen”, ka thënë Policia.

Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe hetimi po vazhdon./kossev