Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 16:30 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Këtë e bënë të ditur nga Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Pejës, ku theksuan se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet policore, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, G.M. i lindur më 1978 m/k/sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Lajmi.net/